Pacolli tregon se çka biseduan me kryeministrin Rama

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Pacolli shkruan se me Ramës mes tjerash diskutuan për situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se vizita e kryeministrit shqiptar në këtë moment delikatë është shumë e nevojshme dhe Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë për forcimin e lidhshmërisë, në cdo aspekt me Shqipërinë.
Postimi i plotë i Pacollit:
Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres Kryeministrin shqiptar, z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës. Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shumë e nevojshme dhe Kosova duhët të shfrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë. E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë. Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të ç’tensionohet situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut. Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, që garanton lëvizjen e lirë dhe ruan integritetin territorial të vendit.
