Kurti: Qosjes duhet t’ia festojmë ditëlindjen dy herë, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e nderimit të Rexhep Qosjes, tha se akademikut duhet t’i festohet ditëlindja dy herë, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.
“Ngjarja e sotme tregon se ditëlindjet duhet t’ia kremtojmë dy herë, edhe Kosova edhe Shqipëria, sepse ka punuar shumë për të dyja vendet dhe për popullin shqiptar”, tha Kurti.
“Është një ndër personalitetet e rralla, kontributin e të cilit nuk e masim dot”.
“Kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë, andaj nuk mund ta mendoj një personalitet tjetër të gjallë që mund të bëj bashkë të dyjat, pra gjuhën dhe historinë”.
Tutje, kryeministri kosovar u zotua se tani e tutje do t’ia festojnë çdo ditëlindje Qosjes, edhe atë të 90-të, e edhe atë të 100-të.