Macron goditet me vezë në një panair tregtar

Një vezë iu hodh presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në një panair tregtar në Lyon.
Burri që hodhi vezën u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pas incidentit, por u ndalua.
Veza goditi supin e Macronit, por nuk u thye.
“Nëse ai ka diçka për të më thënë, le të vijë”, ka thënë presidenti francez, duke kërkuar të shihte burrin.
Në qershor, Macron u godit me shuplakë në fytyrë.
Au #sirha2021, @EmmanuelMacron s’entretient avec une représentante de One Tech qui lui présente un distributeur de vin made in France pic.twitter.com/UO7z7AhcuF
— Lyon Mag (@lyonmag) September 27, 2021