75 Mall Live Search
19:45 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / LB

Komuna e Podujevës merr vendim për faljen e 3.8 milion euro borxhe të bizneseve lokale

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, ka njoftuar se Kuvendi Komunal i kësaj komune me propozim të ekzekutivit i ka falur 3.8 milion borxhe bizneseve lokale.

Poashtu Balaj ka përkujtuar se javë më parë Kuvendi kishte hequr përfundimisht këtë taksë, e cila sipas tij, ishte pengesë e madhe në të bërit biznes.

Postimi i plotë i Bajt:

Me propozimin e Ekzekutivit, Kuvendi i ka falur 3.8 milion euro borxhe të bizneseve lokale.

Sa për rikujtim, javë më parë me propozimin tonë Kuvendi kishte hequr përfundimisht këtë taksë, që ishte pengesë e madhe në të bërit biznes.