Shqyrtohet Projektligji për identifikim elektronik, nënkryetarja e Komisionit jep detaje

Sot u shqyrtua Projektligji për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.
Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërrmarrësi dhe Tregti Jeta Statovci ka dhënë detaje nga ky projektligj, shkruan Indeksonline.
Ajo u shpreh se ai ka për qëllim paisjen me Portofol të Identitetit Dixhital, definimin e kushteve të përdorimit të nënshkrimit elektronik, vulës elektronike, dokumenteve elektronike dhe tjera.
Njoftimi i plotë:
Sot u shqyrtua Projektligji për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. Ky projektligj ka për qëllim paisjen me Portofol të Identitetit Dixhital, definimin e kushteve të përdorimit të nënshkrimit elektronik, vulës elektronike, dokumenteve elektronike dhe tjera.
Marrë për bazë ndërlidhjen globale mes palëve dhe rëndësin e pavarsimit gradual nga letra, ky projektligj shërben si parakusht për zhvillimin e ekonomisë digjitale duke ulur dhe kostot operative. Në takim u përmendën nga palët e interesit shqetësime rreth kohës së implemetimit, si dhe mbi kapacitetet humane dhe teknologjike të intitucionit përgjegjës.