75 Mall Live Search
21:27 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / AR

Wigemark: EULEX është gati të asistojë në veri së bashku me KFOR-in

Kreu i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka njoftuar se sot është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tregoi që kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kreu i EULEX-it është shprehur i gatshëm që të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit, së bashku me KFOR-in.

Një takim shumë i dobishëm me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në 2 Pikat e Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. EULEX ka vendosur ekipe zbulimi në dy pikat një javë më parë dhe është gati të asistojë së bashku me KFOR-in”, tha ai./Indeksonline/