75 Mall Live Search
23:28 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / AR

Këngëtari i “I Believe I Can Fly” shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari i hitit të njohur “I Believe I Can Fly”, R. Kelly është deklaruar fajtor për trafikim dhe abuzim seksual.

Gjykata e Distriktit Lindor të Nju Jorkut ka deklaruar se R. Kelly është fajtor për nëntë akuza, që përfshin marrje parash nga viktimat, shfrytëzim seksual të të miturve, rrëmbim, ryshfet dhe trafikim seksual.

Gjithashtu në akuza përfshihet cenim i Aktit Mann, një ligj për trafikimin seksual.

Në bazë të këtyre akuzave, R. Kelly mund t’i duhet të kalojë dekada në qelinë  e burgut, por vendimi do të jepet më 4 Maj 2022.

Ky verdikt erdhi pas 13 vjetësh, kur Robert Sylvester Kelly u akuzua për pornografi fëmijësh nga një gjyq në Ilinois, Çikago.