75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 28 Shtator 2021 / A. M.

“Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt”

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, janë nderuar sot e sa të jetë jeta, kujtimin, veprën, sakrificën sublime, fisnikërinë e atdhedashurinë e më të ndriturve, Dëshmorëve të Kombit!

May be an image of one or more people, people standing, motorcycle and outdoors

Kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

May be an image of one or more people, people standing, military uniform and outdoors

“Themelet e Kosovës u ngritën me gjakun e tyre, që sot, burra e gra, të moshuar e të rinj, të marrin frymë lirshëm në tokën stërgjyshore. E liria vërtet ka emër, ka emrin e secilit Dëshmorë të Kombit, ka emrin e çdo beteje për liri, ka emrin e lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit e të rënëve për liri! Respekt sa të jetë jeta, familjeve të Dëshmorëve të Kombit! Urime Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

May be an image of 4 people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, standing and outdoors