Dëshpërohen tifozët e Barcelonës, klubi hedh posht spekulimet se një kompani ia ka ofruar mbi 1 miliard euro kredi

Mbrëmë u raportua se një kompani nga Dubai dëshironte të blentë borxhet e Barcelonës, për t’i ndihmuar financiarisht, transmeton Indeksonline.
Sipas El Ciributo, kompania nga Dubai do t’ia blente të gjtiha borxhet ekipit katalunas dhe Barcelona nuk do të kishte asnjë obligim ndaj kompanisë për dy vitet e ardhshme, me mundësi deri në 12 vite. Kjo do t’i lejonte Barcelonës të transferonte futbollistë, pasi që problemet financiare nuk do t’i kishin në kokë.
Megjithatë, skuadra e Barcelonës e ka kundërshtuar lajmin, i cili thoshte se kompania dëshironte t’i blente borxhet e klubit për 1.5 miliardë euro. /Indeksonline/