Ilir Ferati: “Do t’i mbështesim fuqishëm bizneset që udhëhiqen e punësojnë gra”

Sot, kandidati për kryetar të komunës së Istogut, që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ilir Ferati, vazhdoi me takimet me qytetarë dhe biznese të komunës së Istogut.
Ai vizitoi më për së afërmi ndërmarrjen Bliff, ndërmarrje kjo e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve aromatike e shëruese.
Aty e mirëpriti udhëheqësja e suksesshme Erblina Avdijaj, ku Ferati shfrytëzoi mundësinë ta falenderojë dhe ta vlerësojë për kontributin e saj në punësimin dhe angazhimin e grave në Istog.
Ferati në fjalën e tij theksoi: “Do ti mbështesim bizneset që udhëhiqen e punësojnë gra, përmes eliminimit të të gjitha taksave e tatimeve komunale e subvencionimit të pagave; do ketë mbështetje të bizneseve që kultivojnë a përpunojnë bimë aromatike, përmes financimit të pikave grumbulluese dhe mbështetje të bizneseve të specializuara në një lëmi, përmes profilizimit e krijimit të drejtimeve të reja në Shkollen e Mesme Profesionale sipas nevojave të tregut”.
Ferati ndër të tjerash shprehi gatishmërinë e tij te pa-rezervë për ti ofruar ndihmë dhe mbeshtetje të gjitha grave për fillimin e bizneseve dhe angazhimin e tyre në tregun e punës.