75 Mall Live Search
23:07 / E Martë, 28 Shtator 2021 / C E

Milani vuan shumë dhe humb ndeshjen në minutat e fundit

Milani është mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rosonerët ja nisën shumë mirë ndeshjes kur edhe gjetën golin pas vetëm 20 minutash.

Rafael Leao realizoi golin e parë në sfidë pas një asistimi të Diaz.

Gjërat shkuan keq për Milanin kur Kessie u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të.

Me 10 lojtar, Milani u mbrojt mirë deri në minutën e 84-të kur Griezmann barazoi rezultatin.

Golin e fitores për Atleticon e shënoi Suarez në minutën e shtatë shtesë nga penalltia.

Liverpool është në vendin e parë në grup me 6 pikë, dy më shumë se Atletico.

Porto është e treta me 1 pikë derisa Milani e fundit pa asnjë pikë. /IndeksOnline/