75 Mall Live Search
09:11 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / C E

MKRS sot shpërblen Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Driton Kukën

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndaj shpërblimet shtetërore për dy kampionët olimpike dhe trajnerin e tyre.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Driton Kuka do të shpërblehen nga ministri Çeku me një ceremony nga ora 13:00.

SOT (29.09.2021), në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke filluar prej orës 13:00, do të organizohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka. Shpërblimet shtetërore ndahen për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Shpërblimet parashihen sipas rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MKRS. /IndeksOnline/