Një bashkëpunim surprizë bashkon për herë të tretë dy emra shumë të përfolur të showbizit shqiptar

Nëse menduat se bashkëpunimet mbaruan me sezonin e veror e keni gabim!
Një bashkim forcash mjaft interesant sapo u paralajmërua nga Stresi.
Reperi përmes një bisede me ndjekësit zbuloi se ka gati një këngë të re me Morena Tarakun.

Ata tashmë kanë realizuar bashkë dy bashkëpunime që rezultuan të jenë të suksesshme.
“Ki me bo” e sollën në 2015 dhe “Bad Gal” të realizuar pesë vite më vonë, në shtator të vitit që lamë pas.

Të njëjtit kanë njoftuar fansat se po sjellin një të tretë, për të cilin nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.


