75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / C E

Kampioni i Botës në tetë kategori të ndryshme pensionohet nga boksi

Kampioni botëror me tetë divizione, Manny Pacquiao ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi aktiv.

42 vjeçari përfundoi karrierën e tij 26-vjeçare, me 72 ndeshje me 62 fitore, tetë humbje dhe dy barazime.

Pacquiao është luftëtari i vetëm në histori që ka fituar tituj në tetë klasa të ndryshme peshe.

Ndërsa i vari dorezat e boksit, do të doja të falënderoja të gjithë botën, veçanërisht popullin filipinas që mbështetën Manny Pacquiao. Lamtumirë boksit. Është e vështirë për mua të pranoj që koha ime si boksier ka mbaruar. Sot po njoftoj pensionin tim“,  tha 42-vjeçari në një video 14-minutëshe të postuar në faqen e tij në Facebook. /IndeksOnline/