75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

Kurti për gjendjen në veri: Serbia refuzoi dialogun dhe marrëveshjen e KFOR-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se Serbia javën e kaluar ka refuzuar dialogun për gjendjen në veri të Kosovës dhe të hënën refuzoi marrëveshjen e KFOR-it, shkruan IndeksOnline.

Kurti tha se Kosova ka qenë e gatshme për takime në Bruksel dhe të pranoj marrëveshjen e KFOR-it.

Kryeministri tha se sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të takohet ndaras sot me emisarin special Miroslav Lajçak dhe homologun e tij serb.

“Në këto moëmnte që jemi këtu po zhvillohen takimet në Bruksel. Me sa jam në dijeni përfqësuesi i Qeverisë sonë, Besnik Bislimi do të zhvilloj takim ndaras me emisarin special Miroslav Lajçak, më pastaj mbase do të ketë takim me homologun e tij nga Serbia.

Unë uroj dhe shpresoj që të gjinden zgjidhja aty dhe gatishmërinë tonë e kemi treguar edhe të hënën kur erdhi tek unë komnadanti i përgjithshëm i KFOR-it i cili dha një propozim që ishtë racional që nënkuptonte heqjen e barrikadave dhe zëvendësimin e njësive speciale nga pjesëtarët e NATO-s ose KFOR-it. Policia Kufitare do të ngelej në Jarinje dhe Bërnjak dhe reciprociteti do të vazhdonte.Ne kemi qenë dakord mirëpo Serbia e ka refuzuar këtë.

Ne i kemi qenë shumë gjeneroz edhe të gatshëm për takime në Bruksel por edhe jemi dakorduar për marrëveshjen e KFOR-it”, tha ai./IndeksOnline/