Përkrahje e madhe për Kastratin në fshatrat e Malishevës, Drenoci dhe Banja i japin mbështetje të fuqishme

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka marrë mbështetje të fuqishme në fshatrat Banjë dhe Drenoc.
Kastrati ka thënë se pritja madhështore në këto dy fshatra, por edhe në fshatrat tjerë është dëshmi e qartë se NISMA është alternativa më bindëse për të qeverisur mirë e mbarë edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Postimi i plotë i Kastratit:
Dy bastionet tona të fuqishme, fshatrat Banjë dhe Drenoc, na dhanë përkrahje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit.
Pritja madhështore në Drenoc e Banjë dhe mbështetja entuziaste që po na bëhet në çdo fshat, lagje e familje eshtë dëshmi e qartë se NISMA është alternativa më bindëse për të qeverisur mirë e mbarë edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
#Voto119 #PërMalishevënUrbane


