Nënkomisari Saimir Hoxha shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’, trajtim financiar familjarëve

Pasi u vra dje në krye të detyrës, nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.
’Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen etitullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. ‘’- tha Çuçi.