Kusari-Lila prezanton planin për shëndetësi në Komunën e Gjakovës
Kandidatja e VV-së për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila para qytetarëve ka prezantuar planin për shëndetësi.
Ajo tha se, kujdesi primar shëndetësor është baza e shëndetit publik dhe ajo do të ketë fokus të vendimarrjes përgjatë katër viteve të ardhshme.
“Plani ynë për shëndetësi është që të rikthehet puna edhe e ambulantës në Qabrat por edhe funksionalizimi i ambulantave siç është ajo në Molliq.
Besoj se me një qeveri me një vizion ne do të arrijmë shumë më tepër”, tha mes tjerash Kusari-Lila.
Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë detaje: