Ambasadori amerikan në Serbi: Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt finishit, koha është tani

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se takimi në Bruksel për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për situatën në veri është duke përparuar.
Ai tha se është në kontakt me zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili ndodhet në Bruksel për ta mbështetur dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian.
Diplomati amerikan se Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt dakordimit final, dhe për këtë, koha është tani.
“Unë jam në kontakt të ngushtë sot me mikun tim Departamentit Amerikan të Shtetit Gabe Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetje për dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”.
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kanë arritur dakordim me palën serbe sa i përket targave.
I am in close touch today with my friend DAS Gabe Escobar, who is in Brussels to show support for the EU-led Dialogue. This work is not finished but good progress has been made. Parties must be be flexible and continue the work to take this to the finish line. The time is now. https://t.co/cQ4Ba17A4U
— Ambassador Anthony Godfrey (@usambserbia) September 29, 2021