Kodra e Trimave përkrahë Drilon Brahimin: Nga këtu nis fitorja e jonë dhe e Arben Vitisë

Kandidati nga Lista Guxo në marrëveshjen
me Vetëvendosjes në Prishtinë, Drilon Brahimi ka prezantuar projektin e tij para vendasve të tij në Kodrën e Trimave.
Brahimi e ka quajtur Kodren e Trimave si arenë të fitoreve tê Vetëvendosjes dhe Arben Vitisë. Brahimi garon me numrin 38 në listën për asamble.

“Sa herë që mblidhemi në Kodër të Trimave, trimërohemi drejt fitoreve të reja. Kështu u ndjemë sot para shumë simpatizantëve të Vetëvendosjes dhe listes Guxo ku prezantuam vizionin e projektin tonë në Kodrën e Trimave e kryeqytet pas 17 tetorit. Nga këtu arritëm fitore për Kosovën me Qeverinë Kurti, e po nga i njëjti vend do nisim fitoren për Prishtinën me kryetar Arben Vitinë” shkruan Drilon Brahimi në njoftim.