75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / AR

Fansat e Britneyt festojnë pasi ajo u lirua nga kujdestaria e babait

Pas 13 vitesh gjykata në Los Anxhelos ka pezulluar të atin e Britney Spears nga kujdestaria e saj.

Kjo është shënuar si një fitore e madhe për këngëtaren, vendim I cili u mirëprit mjaftë nga fansat e saj, transmeton Indeksonline.

Gjykata heq të atin e Britney Spears nga kujdestaria: Fansat festojnë

Kërkesa e Britneyt erdhi pasi ajo pretendoi se babai kishte qenë abuzues ndaj saj. Ajo ishte e detyruar të kryente punë edhe pa dëshirën e saj.

Fansat e Britneyt kishin udhëtuar nga vende të ndryshme për t’i dhënë mbështetje këngëtares duke bllokuar rrugën jashtë gjykatës për tubimin e tyre.

Gjykata heq të atin e Britney Spears nga kujdestaria: Fansat festojnë