75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / B O

Opera e Kosovës, Ferizi zgjidhet UD i Drejtorit, emërohet edhe Këshilli për funksionalizimin e këtij institucioni

Ministria e Kulturës ka marrë dy vendime të rëndësishme për Institucionin e Operës së Kosovës.

Meriton Ferizi është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës. Gjithashtu është emëruar Këshilli përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës.

Këshilli ka këtë përbërje:

Merita Juniku,
Inva Mula,
Dardan Selimaj,
Rreze Kryeziu Breznica,
Besa Luzha,
Edon Ramadani,
Mehdi Uka.

Këshilli përgatitor është i mandatuar të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës./Indeksonline/