Për herë të parë në Spitalin e Pejës realizohet një intervenim i rrallë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është arritur edhe një sukses i radhës, me ndihmën e kirurgut Dr. Alfonoso Recordare.
Përmes një njoftimi kanë treguar që është arritur performimi i një procedure të re kirurgjike të Tumoreve te Pankreasit, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Një privilegj i veçantë për Spitalin tonë që me ndihmën e mikut tonë Kirurgut Dr. Alfonoso Recordare ne atmosferë të zymtë pas valës së fundit të Covid-19, e arritëm edhe një suksese te radhës!
Me sukses arritëm përformimin i një procedure të re kirurgjike të Tumoreve te Pankreasit për herë të parë në historinë e Spitalit tonë dhe e veçanta e këtij intervenimi e bën emri i procedurës kirurgjike te titulluar dhe patentuar si Peja, e gjitha kjo falë edhe mikut tonë, Dr. Alfonso i cili ndër vite nuk rresht duke ofruar ndihmë profesionale dhe edukim të vazhdueshëm profesional të kirurgjisë se mëlçisë, rrugëve te vrerit dhe tani edhe pankreasit.
Një falënderim gjithashtu edhe për Dr. Fjorenta Sulo- Kirurge, Dr. Besim Kastrati – Anesteziolog si dhe ekipin e anestezisteve dhe instrumetareve për profesionalizimin dhe durimin e treguar për 8 orë operacion.
Një falënderim i veçantë për kirurgun tonë të mirënjohur Dr. Fazli Shala, i cili është edhe një bashkëpunëtor profesional i Dr. Alfono, që falë këtij bashkëpunimi, është bërë i mundur qe intervenimet e mëparshme dhe ky intervenim i fundit të kryhen ne spitalin tonë.