75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / LB

Seancë e jashtëzakonshme për veriun/ Nesër takohen shefat e grupeve parlamentare të opozitës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Besnik Tahiri ka thënë se ende nuk i kanë nënshkrimet e deputetëve të partive opozitare për këtë çështje, por ka paralajmëruar një takim për këtë çështje.

“Nesër kemi takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës për të vazhduar tutje. Këtë çështje e kam ngrit edhe në mbledhjen e kryesisë”, ka thënë Tahiri për “Indeksonline”.

Në anën tjetër, në Bruksel ende nuk ka një marrëveshje të finalizuar për çështjen e targave.

Zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar se edhe sot do të vazhdojnë takimet në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.