75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / AR

“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli”, reagon ambasada amerikane në Prishtinë, pas marrëveshjes për targa

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe reaguar pas marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Giacobbe përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshja sjell përfitime për kosovarët dhe serbët, raporton Indeksonline.

Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”.