75 Mall Live Search
13:44 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Tifozi i West Bromwich dënohet me 8 javë burgim për racizëm

Tifozi i skuadrës angleze West Bromwich Albion, Simon Silwood, është dënuar me 8 javë burgim, transmeton Indeksonline.

Silwood është shpallur fajtor për racizëm pas fyerjeve ndaj mesfushorit të West Brom, Romaine Sawyers, i cili tashmë është i huazuar tek Stoke City.

Ai kishte bërë fyerje raciste ndaj mesfushorit më datën 26 janar, pas humbjes kundër Manchester Cityt me rezultat 5-0, teksa tani është dënuar me 8 javë burg dhe 1000 funta gjobë.