Joshua: Kam parë ndeshjen, kam vërejtur gabimet e mia

Boksieri britanez, Anthony Joshua ka reaguar pas humbjes ndaj Usyk.
Joshua u mposhtë me pikë nga ukrainasi, me këtë të fundit që dominoi gjatë gjithë ndeshjes.
Megjithatë, Joshua në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka shikuar ndeshjen dhe i ka vërejtur mangësitë e tij në ndeshje.
“Kam shikuar ndeshjen. Kam analizuar përgatitjet dhe i kam identifikuar gabimet e mia. Kam mësuar”, u shpreh britanezi.
Ai poashtu falënderoi përkrahësit e tij.
“Faleminderit për dashurinë dhe kujdësin. Mos u brengosni për mua. Shpirti im është i fortë”, ka shkruar më tutje britanezi.
Joshua ka deklaruar së dëshiron ri-meç kundër ukrainasit Usyk.