Smajl Latifi e çon në Prokurori inspektorin që thotë se e urdhëroi jashtëligjshëm shkarkimin e drejtorit në kohë fushate

Kërkesa për shkarkimin e drejtorit të Arsimit në Komunën e Rahovecit shkaktoi debat ditëve të fundit, ndërsa kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se ka kërkuar zyrtarisht nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë që të fillojë hetimet për inspektorin Gjergj Gojani që urdhëroi shkarkimin e drejtorit në kohë fushate.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes telefonit ka dhënë versionin e tij për KosovaPress lidhur me akuzat e inspektorit të Arsimit, Gjergj Gojani, i cili e ka akuzuar sot kryetarin Latifi se e ka kërcënuar.
Latifi deklaroi që akuzat e inspektorit janë të pavërteta dhe se nuk ka pasur ndonjë komunikim me të në ditët e fundit.