75 Mall Live Search
20:05 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Kaltrina Salihu merr përkrahje nga kryediplomatja Gërvalla dhe ministri Peci në Dragash

Kandidatja për kryetare të Dragashit nga Lista Guxo dhe Vetëvendosje, Kaltrina Salihu ka marr përkrahje të fuqishme në garën e Dragashit. Kryediplomatja Gërvalla dhe ministri Peci i kanë ofruar përkrahje dhe mundësi investimi Salihut në Dragash.

“Bujqësia dhe Blegtoria janë dy potenciale mjaftë të rëndësishme që ka komuna e Sharrit. Por fatkeqësisht ato nuk kanë mbështetje komunale. Si të tilla, ato deri tani janë zhvilluar vetëm me nisma vetanake. Të tilla janë veprimtaritë e z. Bajram Gërdellaj nga fshati Renc dhe z. Bekim Qemaledini nga fshati Bresanë.

Kultivimi dhe rritja e thëllënzave japoneze si dhe kultivimi i aronisë janë aktivitete të zhvilluara me forca vetanake nga z. Bajram Gërdellaj. Kurse ferma e lopëve dhe deleve e Bekim Qemaledinit është njëra nga fermat më të mëdha në zonën tonë. Ndonëse në kushte të vështira ai ka arritur ta zhvillojë veprimtarinë e tij.

Ministrja e MPJD, znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë z. Faton Peci dëgjuan nga afër preokupimet e tyre, kurse ministri z.Peci premtoi se shumë shpejt problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje.

Ne do të fokusohemi fuqimisht ti zhvillojmë kapacitetet tona. Jemi më se të vendosur të qeverisim bashkë” shkruan Salihu në njoftim.