Legjenda e Milanit dhe Juventusit do të jetë trajneri i ri i Barcelonës!

Klubi i Barcelonës tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Ronald Koemanit.
Sipas gazetarit shumë të besueshëm, Javi Miguel, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë zgjidhjen e tij, transmeton Indeksonline.
Laporta ka zgjedhur Andrea Pirlon si pasardhës të Ronald Koemanit.
Tashmë është çështje ditësh kur Pirlo të zyrtarizohet si trajner i Barcelonës./Indeksonline/