Nora Kelmendi, 2-shi i listës së Vetëvendosjes në Prishtinë, “hija” e Arben Vitisë në kryeqytet

Në listën për asamble të Vetëvendosjes në Prishtinë do të garojë edhe një grua me ndikim dhe karrierë të bujshme politike. Nora Kelmendi është pasuesja e Arben Vitisë në listën e Vetëvendosjes në Prishtinë.
2-shi i kryeqytetit është një nga aktivistet më të devotshme të Vetëvendosjes ndër vite, ndërsa ishte dëshmuar në të gjitha pozitat që kishte marrë.

Kelmendi ishte shquar për punën e saj si Drejtoreshë e Kadastrit në Komunën e Prishtinës ku kishte bërë reforma të mëdha.
Së fundi ishte “hija” e Arben Vitisë në Ministrinë e Shëndetësisë ku është e angazhuar si shefe e kabinetit.