Pasul me mish, Bali Muharremaj ndan drekën me punëtorët e ndërtimtarisë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj njihet për thjeshtësinë e tij. Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht duke qenë shumë i afërt me qytetarët.
Muharremaj që po kandidon edhe për një mandat të ri për kryetar të Suharekës, ka ndarë një foto duke drekuar me punëtorët e ndërtimtarisë në një nga firmat private të kësaj komune.
“Buka ka shije t’veçantë është kur e ndan me punëtorët.
Qofshi të nderuar kudo ku punoni” shkruan Muharremaj në Facebook./Indeksonline/
