75 Mall Live Search
13:01 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Gëzim Mehmeti u premton bletarëve: Do t’i vendosim 35 stacione monitoruese dhe 25 stacione të koshereve

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti, ka thënë se prishtinasëve do i’u mundësohet përdorimi i teknologjisë së informacionit për rritjen e rendimentit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se do të vendose 35 stacione monitoruese dhe 25 stacione të koshereve.

Postimi:

Për bletarinë si një ndër fokuset e programit të AKR-së, do të mundësohet përdorimi i teknologjisë së informacionit për rritjen e rendimentit 👨🏻‍💻. Pajisjet teknologjike do të masin prodhimin e nektarit në një kohë dhe vend të caktuar.🌼

Do ti vendosim 35 stacione monitoruese dhe 25 stacione të koshereve. 🐝

Të dhënat e mbledhura në kohë reale do të krijojnë një bazë të dhënash mbi mjaltin autokton.

Bletarëve do t’u lehtësohet puna dhe do të jetë më eficente me Smart City!

Vazhdojmë me punën e mirë!

#AKR149 #PrishtinaGezimiJone #GezimMehmeti