75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 01 Tetor 2021 / B O

Italia me kampionët e EURO 2020 ndaj Spanjës, Mancini “blen” vetëm Pellegrinin

Roberto Mancini ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë për fazën finale të Nations League. Trajneri kampion i Europës ka bërë pak ndryshime në krahasim me listën e futbollistëve që pati në EURO 2020.

Risia në ndeshjen kundër Spanjës, e programuar të luhet më 6 tetor prej orës 20:45, është mesfushori që mban shiritin e kapitenit te Roma, Lorenzo Pellegrini.

22 lojtarët e tjerë ishin në Europian, ndërkohë që ka edhe mungesa për shkak dëmtimesh, sikurse ka ndodhur me emra si Belotti, Castrovilli, Florenzi dhe Spinazzola. Jashtë ka mbetur Moise Kean, i cili këtë verë u rikthye te Juventusi në Serie A.