Familja e Armenda Alijës mirëpret dënimin me burgim të përjetshëm të vrasësit të saj

Familjarët e Armenda Alijës e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Bajram Veliun.
Bajram Veliu në gusht të vitit 2019 kishte vrarë bashkëshorten me armë zjarri, teka tani gjykata ka vendosur për dënimin e tij.
Vëllai i Armenda Alijës, Muhamed Alija, ka thënë se vendimi i gjykatës është i duhuri.
“Gjykata vendosi drejt dhe e ndëshkoi me dënim meritor. Për neve si familje procesi gjyqësor ka qenë i gjatë dhe i rëndë, duke pasë parasysh ngarkesën shpirtërore dhe psikike, por që fund gjithçka përfundoi drejt”, është shprehur ai për Klankosova.tv.
“Paneli gjyqësor i përbërë nga tre anëtarë dhe prokurori i shtetit kanë qenë shumë korrekt me neve si familjarë gjatë gjithë procesit gjyqësor”, ka thënë ai më tej.