Hapet njëra korsi e rrugës në Jarinjë, kamionët serb pritet të largohen

Në mëngjesin e sotëm ka nisur sot zhbllokimi i pikë kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, në bazë të marrëveshjes së arritur të enjten në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe për targat.
Ekipi i IndeksOnline bërë të ditur se njëra korsi e rrugës e cila dërgon në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, është e hapur që nga mëngjesi.

Ndërkohë, kamionët që janë të vendosur aty nga qytetarët serbë, tashmë janë ndezur dhe pritet në çdo moment nisja e largimit të tyre.
Forca të KFOR-it janë shtuar në dy pikë kalimet kufitare dhe ata janë në vazhdimësi duke u koordinuar me Njësinë Speciale të Kosovës dhe protestuesit serb për zhbllokimin e tyre.



