Policia Kufitare dhe doganjerët do të vazhdojnë patrullimin në Jarinje-Bërnjak

Policia Kufitare dhe Doganjerët do të vazhdojnë patrullimin në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë edhe në ditët në vijim, shkruan IndeksOnline.
Njëri ndër policët kufitar që do qëndroj në pikën Jarinje:

Pas heqjes së barrikadave dhe largimi i protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, veriu i vendit i është kthyer normalitetit.
IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së sotme live nga vendi i ngjarjes.

Pas 13 ditësh në krye të detyrës, në orët e pasditës pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, duke i lënë në dorë situatën në veri të Kosovës forcave të KFOR-it.

Qytetarët e Mitrovicës i kanë pritur me duartrokitje dhe me lule ata.

Kujtojmë se rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje-Bërnjak u bllokuan nga serbët lokalë në shenjë proteste ndaj vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Qeveria e Kosovës./IndeksOnline/
