75 Mall Live Search
21:57 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / C E

Kaltrina Salihu prezanton programin për Dragashin, merr mbështetje edhe nga Qeveria

Kandidatja për kryetare të komunës së Dragashit, Kaltrina Salihu ka shpalosur programin e saj  qeverisës.

Salihu ka marrë përkrahje të madhe edhe nga qeveria, për ndryshimin e madh.

Të pranishëm gjatë takimit të sotshëm kanë qenë edhe zv.kryemnistrja Donika Gërvalla, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, deputeti Arbër Rexhaj si dhe zv. ministri i Shëndetësisë Arsim Berisha.

Sot në ambientet e Muzeut Etnologjik të qytetit të Sharrit, në prani të ministres së MPJD-së, znj. Donika Gërvalla, kryetarit të komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, deputetëve z.Arber Rexhaj e z.Haxhi Avdyli, si dhe qytetarëve të Sharrit, shpalosëm programin tonë qeverisës“, ka shkruar Kaltrina Salihu në rrjetet sociale.

Lëvizja VETËVENDOSJE duke e vënë theksin mbi qytetarin, ka ndërtuar një program të pasur i cili do të shërbejë si udhërrëfyes katër vjeçar, dhe si synim e ka krijimin e kushteve më të mira për jetë për banorët e Sharrit“.

Nga administrata komunale, tek arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik e bujqësia janë disa nga prioritetet e programit tonë. Jemi të gatshëm të punojmë për Sharrin. 17 Tetori do të jetë fillimi i këtij projekti madhor“, thuhet në shkrimin e kandidates për kryetare të Dragashit.

#144VV#KaltrinaSalihu#Sharr

/IndeksOnline/