Inter nuk gabon ndaj Sassuolos, fiton me përmbysje

Inter ka arritur fitore duke përmbysur rezultatin në udhëtim tek Sassuolo me rezultat minimal 1-2, transmeton Indeksonline.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me Domenico Berardin i cili shënoi nga penalltia në minutën e 22, rezultat që përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 58 zëvendësuesi Edin Dzeko barazoi shifrat, për të shënuar më pas Lautaro Martinez nga pika e bardhë, gol që në fund pati vlerën e tri pikëve për skuadrën e Inzaghit.