75 Mall Live Search
09:08 / E Diele, 03 Tetor 2021 / OSH

Deçan, rrihen vëllezërit ndërmjet vete, njëri i konfiskohet arma me 63 fishekë

Dje, rreth orës 13:00, janë arrestuar dy persona në Deçan.

Dy të dyshuarit janë vëllezërit dhe kishin sulmuar njëri-tjetrin fizikisht, transmeton Indeksonline.

Njëri nga të dyshuarit gjatë deklaratës ka pranuar se posedon një armë pa leje e cila është konfiskuar së bashku me 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/