Superliga e Kosovës/ Veç a je që këqyrë se sot futboll ka sa dush!

E diela i takon futbollit. Shumë ndeshje interesante do të zhvillohen sot.
Në Superligën e Kosovës 3 ndeshje janë në program nga ora 15:00, transmeton Indeksonline.
Drita do të luaj kundër Prishtinës. Dy ekipet janë në kërkim të fitores. Gjilanasit në 2 ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje, kurse Prishtina në ndeshjen e fundit barazoi me Ulpianën. Drita ka 11 pikë, ndërsa Prishtina 9 pas 7 ndeshjeve.
Në Drenas sot luhet ndeshja mes Feronikelit dhe Ulpianës. Nikeli gjendet në pozitën e 7-të me 7 pikë, kurse Ulpiana në të parafundit me 6 pikë.
Feronikeli në 3 ndeshjet e fundit ka 2 humbje dhe 1 barazim, ndërsa Ulpiana në 3 ndeshjet e fundit ka 2 barazime dhe 1 fitore.
Llapi totalisht jashtë forme e pret Dukagjinin në Podujevë. “Legjendat” janë në vendin e fundit me 3 pikë pas 7 ndeshjeve dhe ende nuk kanë asnjë fitore.
Kurse Dukagjini është në vendin e 8-të me 6 pikë. Nëse Llapi humb sot do ta thellonte edhe më shumë krizën, kurse Dukagjini kërkon të dal nga zona e kuqe.
Të gjitha ndeshjet mund t’i shikoni në ArtMotion./Indeksonline/