Elbasan Rashani starton për Clermont

Skuadra e Clermont udhëton sot për t’u takuar me Lorient në kuadër të Ligue 1, me fillim nga ora 15:00.
Sulmuesi Kosovar Elbasan Rashani do të startojë ndeshjen nga fillimi, i cili po kalon formë të lartë.
Rashani ka shënuar 4 gola deri më tani në 8 ndeshje këtë edicion.