75 Mall Live Search
15:39 / E Diele, 03 Tetor 2021 / OSH

Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin, publikohet kënga

Dr. Flori “u rikthye” në një bashkëpunim me Aurela Gaçen dhe Stinen, sikurse dy artistët kishin paralajmëruar së fundmi. Edhe pse Dr.Flori nuk është fizikisht mes nesh, Aurela dhe Stine e kanë sjellë edhe një herë pranë dëgjuesve përmes muzikës. Kënga është regjistruar më parë me zërin e tij dhe më në fund u publikua për të gjithë dëgjuesit.

Projekti mban titullin S.F.L., i cili është shkurtimi i emrave Stine, Flori dhe Lela. Videoklipi hapet me një video ku shihet Dr.Flori duke luajtur basketboll me vajzën e tij, e po ashtu edhe Stine dhe Aurela shfaqen në një fushë basketbolli. Ndërsa në një skenë tjetër ata shihen para një ekrani ku janë shkruar emrat e tyre. Klipi përmban po ashtu pamje të vjetra nga daljet publike të Dr.Florit, por edhe disa video të papara më herët. Kënga është shumë ritmike dhe është e pamundur t’i rezistosh pa kërcyer.