75 Mall Live Search
16:02 / E Diele, 03 Tetor 2021 / AR

Afër 17 mijë vaksina u administruan në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 16 mijë e 942 doza të vaksinave kundër Covid-19.

Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë, raporton Indeksonline.

Ndërsa deri më tani në total janë administruar 1 milion e 375 mijë e 295 vaksina.

809 mijë e 496 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës. Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga MSH.