75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 03 Tetor 2021 / OSH

Derbi përfundon pa gola

Kryendeshja e javës në Superligë mes Dritës dhe  Prishtinës ka përfunduar me barazim pa gola.

Në një ndeshje mjaft të luftuar në stadiumin e qytetit në Gjilan pati më së shumti duele në mësfushë, por pa raste të mira shënimi.

Për Prishtinën debutoi sot ish-sulmuesi i Kosovës Besart Berisha, por pa arritur të lë gjurmë, i cili nënshkroi me kryeqytetasit në afatin e verës, por për shkak të formës fizike nuk mundi të paraqitej deri më tani.