Ritakimi pas 16 vjetësh mes Kurtit dhe policit kosovar

Pas 16 vjetësh, kryeministri Albin Kurti e ka takuar pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.
Kështu njoftoi vetë Kurti ku edhe ndau pamje nga takimi i tyre i sotëm. Kurti po ashtu ndau edhe fotgorafi kur Kurti ishte në protestën e vitit 2005 dhe afër tij ishte Ahmeti që ishte në detyrë.
“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë“, ka shkruar Kurti në Instagram./Indeksonline/