Ndeshje e zjarrtë, derbi anglez përfundon pa fitues

Ndeshja kryesore e javës së 7 në Premier Ligë mes Liverpool dhe Manchester City, nuk prodhoi fitues, duke përfunduar me rezultat 2-2.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Manes në minutën e 59, për të barazuar më pas Foden 10 minuta më vonë. Në minutën e 76 Salah me një super solo aksion mposhti portierin Ederson për 2-1, ndërsa Kevin De Bruyne barazoi shifrat për herë të dytë dhe të fundit në ndeshje.
Liverpool është në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë, një më shumë se City në pozitën e tretë.