Meri harron Saimirin fotografohet me konkurrentin e njohur të “Për’puthen 2”

U bënë 8 muaj që kur sezoni i parë i “Love Story” krijoi çiftin e parë mes Saimirit dhe Merit.
Kjo u fundit u zgjodh nga personazhi kryesor i këtij spektakli dhe bashkë dolën nga programi si çift duke i shprehur publikisht dashurinë njëri-tjetrit.

Por jashtë gjërat ndryshuan, pas kaq muajsh dyshja nuk shihen më kurrë bashkë dhe postimet e tyre në rrjete sociale nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Edhe pse jo e konfirmuar nga vet personazhet tashmë të gjithë besojnë se ata janë ndarë.
Së fundmi Meri ka befasuar duke u fotografuar bashkë me Muratin, ish-konkurrentin e “Për’puthen”.

Nga video e publikuar shihet se në tavolinë me dyshen ndodhej edhe Bruni, konkurrenti i ri.

Nuk dihet se cili është raporti por ndjekësit shtuan dyshimet se diçka mund të ndodh mes dyshesh, më shumë se miqësi.
