Rapsodi kosovar lanson projektin e ri, këngë për Ibrahim Rugovën

Rapsodi i njohur kosovar, Mehdi Berisha ka publikuar projektin e ri. Kënga për Ibrahim Rugovën është lansuar në vikend nga rapsodi i mirënjohur dukagjinas.
Për tekstin mahnitës të këngës është përkujdesur Remzi Fetahaj, ndërsa muzikën e ka bërë Lati.
Kënga vije edhe me videoklip ku në fokus është figura historike e ish-presidentit Rugova.