Challandes lavdëron Domgjonin: Futbollist shumë i mirë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ardhjen e re, Toni Domgjonin.
Zvicerani e ka vlerësuar lartë mesfushorin duke e cilësuar si një lojtar shumë të fortë.
“Bëhet fjalë për një futbollist shumë i mirë, mesfushor shumë të mirë. Njihet për lojën e tij “box to box” që jep gjithçka në fushë”, ka thënë Challandes.
“Edhe pse nuk po luan shumë, ai mbetet shumë kualitativ, ne do të llogarisim në të dhe e mira është që ka vendosur të luaj për Kosovën”, tha ndër të tjerash trajneri i Kosovës.
Domgjoni ka pranuar ftesën e Kosovës por është në pikëpyetje paraqitja e tij me Suedinë pasi që ende nuk kanë marrë një përgjigje nga UEFA. /IndeksOnline/